Moçka merr letrat nga Teuta: Kam dy oferta nga Superiorja

Tashmë është zyrtare, Shpëtim Moçka nuk është lojtar i Teutës duke qenë se ditët e fundit, portieri ka arritur të tërheqë dokumentacionin nga klubi durrsak. Këtë lajm e ka konfirmuar vet Moçka në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”.

Ai shprehet se ka pasur 2 oferta nga Kategoria Superiore, por nuk ka preferuar që të tregojë emrat e skuadrave. Ai shton se ditët në vijim, do të qartësojë edhe të ardhmen e tij.

“Falënderoj klubin e Teutës për këto tre vite që bashkëpunuam. I uroj suksese. Së shpejti do të zyrtarizoj ekipin tim të ri dhe të jem i sinqertë, kam pasur dy oferta nga skuadrat e Superiore, por emrat nuk mund t’i bëj publik pasi ende nuk kemi arritur marrëveshje. Gjithsesi, n ditët e ardhshme do të mbyll gjithçka”, u shpreh gardiani, i cili në sezonin e kaluar ishte edhe autor i një goli ndaj Partizanit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/