Mina i bashkohet Evertonit, Barcelona e largon me “dëshirë”

Mbrojtësi që mori vëmendjen e të gjithëve në botërorin “Rusi 2018”, Jerri Mina la skuadrën e Barcelonës për tu transferuar në Premier Ligë. Kolumbiani luajti vetëm 5 ndeshje për katalanasit sezonin e shkuar dhe e ardhmja e tij ishte larg “Camp Nou”.

Evertoni përfitoi nga kjo situatë dhe arriti të marrë shërbimet e tij për plot 30.2 milionë euro. Edhe pse mbrojtësi kishte klauzolë prej 100 milionë eurosh, Evertoni arriti ta marrë shumë lirë, që sipas alistëve anglezë, është një marrëveshje shumë e goditur. Pas shumë emrave të tjerë të njohur, edhe Mina do t’i bashkohet kampionatit anglez të futbollit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/