Milani refuzon ofertën faraonike të skuadrës angleze për mesfushorin Kesi

Frank Kesi ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Milanit në sezonin që lamë pas dhe jo më kot shumë skuadra janë vënë në gjurmët e tij. Një lojtar i ri, i fortë dhe i sigurt me topin në këmbë. Vlera e Kesi është shtuar ndjeshëm pas sezonit të shkuar.

Skuadra e Volverhampton në Premier Ligë, që ka në presidencën e saj edhe agjentin Horge Mendes, bëri një ofertë zyrtare drejt klubit të “Djallit” për mesfushorin, por sipas medieve italiane, Leonardo e ka refuzuar menjëherë.

Oferta nuk ka qenë aspak e ulët, pasi klubi anglez ka ofruar plot 60 milionë euro, por për Milanin, nuk ka mjaftuar. Kjo gjë tregon se Kesi është në planet e Gatuzos dhe është një nga shtyllat kryesore te skuadra italiane./Veronik Istrefaj – vipsport.al/