Merkato në limite/ Zhoao Mario kërkohet në Angli, mund të përfundojë si… De Gea

Në Europë janë ditët e fundit të merkatos, ndërkohë që Anglia ka hyrë zyrtarisht në ditën e fundit të saj, pasi sot mbyllet zyrtarisht merkatoja hyrëse për skuadrat e Premier Ligës.

Totenhemi, është ekipi që nuk ka bërë ende asnjë blere këtë sezon dhe mesa duket, do të mjaftohet me vetëm një afrim në limite. Mesfushori portugez i Interit, Zhoao Mario është objektiv i klubit londinez, por në fakt, koha nuk premton shumë dhe ata duhet të nxitojnë nëse realisht duan shërbimet e Marios.

Nëse nuk mbyllet marrëveshja dhe depozitimi i kontratës para se të mbyllet zyrtarisht merkatoja, atëherë transferimi i lojtarit do të dështonte. Një rast i ngjashëm, ishte ai i portierit David De Gea i cili kërkohej para disa sezonesh nga Real Madridi, por koha e pengoi kalimin e spanjollit në Madrid, duke qenë se nuk u depozitua në kohë kontrata e lojtarit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/