Malkom është i sinqertë: Barcelonën e kisha shumë qejf… në “Playstation”

Një ndër blerjet më të komentuara të merkatos së verës, ishte braziliani Malkom i cili edhe pse kishte një akord me Romën dhe pritej të fluturonte drejt kryeqytetit italian, ndryshoi destinacion duke kaluar te Barcelona.

në një prononcim për mediat, ai ka treguar edhe arsyet se përse zgjodhi skuadrën e Barcelonës. Ndoshta mund të duket e çuditshme, por një ndër arsyet që e shtynë atë drejt Spanjës, është ekipi i fortë që katalanasit kanë në “Playstation”.

“Këtu është më shumë se një klub. Për mua është një privilegj që ndodhem këtu dhe dua të bëj mirë, ashtu siç kanë bërë brazilianët e tjerë që kanë luajtur. Dua të fitoj gjithçka pasi Barcelonën e kam zgjedhur gjithmonë edhe kur luaja “Playstation””, u shpreh Malkom i cili këtë herë nuk dha deklaratën e famshme: Është skuadra ime e zemrës, e ëndërroja që në fëmijëri”. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/