Lista e emrave/ Kush refuzoi ngjyrat kuqezi e do të ketë fatin e Behramit

Për shumë vite me radhë, Federata Shqiptare e Futbollit ka gjurmuar dhe ka kontaktuar me talente të ndryshëm të cilët kanë luajtur me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, që të veshin fanellën kuqezi. Por shumë prej tyre kanë vendosur t’i thonë ‘jo’ Shqipërisë, pasi e ndjejnë veten zviceranë dhe duan të përfaqësojnë këtë vend.

Ngjarjet e ditëve të fundit duhet t’u ketë mësuar diçka këtyre emrave të cilët janë ende në kohë për të ndryshuar mendje, pasi nuk kanë luajtur asnjëherë me ekipi A të Zvicrës. Sapo ta bëjnë atë hap, për ta nuk ka më kthim mbrapa dhe të gjithë rrezikojnë të pësojnë fatin e Valon Behramit, atë të mbetjes mes katër rrugëve në momentin kur nuk do të nevojiten më, edhe pse do të kenë dhënë kontribut për të ndihmuar atë kombëtare.

Kamberi, Zeqiri, Bajrami, Toma, Abedini, Ajeti dhe Demhasaj janë të gjithë lojtarë të cilët në muajt e fundit kanë refuzuar fanellën kuqezi, për të qëndruar te Zvicra. Një e drejtë legjitime e tyre, sigurisht, Por shpresojmë që këta djem të kenë lexuar sadopak mediat zvicerane dhe të kenë kuptuar se çdo dështim i Zvicrës në vitin e fundit po u faturohet futbollistëve shqiptarë që ky ekip ka në përbërje, sinjal i qartë se atje kurrë nuk do të trajtohen si zviceranët apo qoftë edhe si lojtarët me origjinë nga vendet e tjera.

Të dielën, e përditshmja zvicerane “Blick”, ndër më të mëdhatë në Zvicër, kishte bërë një përshkrim të gjatë të dështimit të përfaqësueses në Botëror dhe çdo gjë lidhej me shqiptarët Behrami, Shaqiri e Xhaka, duke filluar nga dëshira e tyre për të qenë lider të grupit, apo edhe se kishin takuar shpesh partneret e tyre. Sipas këtij shkrimi, ajo që i ndodhi Behramit, ishte diçka që pritej, ashtu si edhe fakti që Xhaka nuk do të bëhet kurrë kapiten që pas shqiponjës dhe se në federatë duhej të kishin më shumë kujdes me lojtarët me origjinë nga vendet e tjera.

Një mesazh i qartë nga media që po bën fushatën e presidentit të ardhshëm të Federatës Zvicerane për të gjithë shqiptarët që duan të bëhen zviceranë se nuk do të jenë kurrë të tillë, do të jenë thjesht Behrami i radhës. /Vipsport.al/

Lista e emrave që i kanë thënë “jo” Shqipërisë