Lika nis “hakmarrjen” te Luftëtari, i rrëmben një mbrojtës

Hasan Lika ka nisur nga puna në krye të stolit të Vllaznisë dhe si fillim, po mendon për merkaton duke qenë se që në prezantim u shpreh se Vllaznia ka nevojë për disa ndërhyrje.

Lika ka hedhur sytë nga ish-ekipi i tij në sezonin e kaluar, Luftëtari dhe lojtari të cilin ka marrë në Shkodër, është Valto Zeqaj. Mbrojtësi që u aktivizua si titullar në 10 takime, ndërkohë që në një ndeshje tjetër, u aktivizua nga stoli. Mbrojtësi 23-vjeçar ka qenë pjesë e formacionit të Luftëtarit edhe në fitoren historike që gjirokastritët arritën me rezultatin 5-0 përballë Partizanit.

Me kalimin e tij në Shkodër, Lika ka përforcuar mbrojtjen me një lojtar, cilësitë e të cilit i di mjaft mirë. Ditët në vijim, pritet që te Vllaznia të ketë edhe afrime të tjera, përpos atyre që kanë qëndruar nga viti i fundit që janë afruar nga akademia. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/