Liga e Kampioneve për femra, Vllaznia e nis me humbje të thellë

Vllaznia dominon prej vitesh futbollin e femrave në vendin tonë, por në arenën ndërkombëtare, skuadra shqiptare edhe pse në përbërje ka disa emra të Kombëtares, nuk arrin të bëjë diferencën. Shembulli më konkret ishte sot, kur në ndeshjen e parë në grupe të Ligës së Kampioneve për ferma, që zhvillohet me sistem grumbullimi, u mund me rezultatin e thellë 5-0 nga Sarajevo.

Nëse një vit më parë Vllaznia fitonte 1-0 ndaj këtij kundërshtari, sot ka kapitulluar pa kushte, me dy gola të pësuar në pjesën e parë të ndeshjes dhe 3 të tjerë në fraksionin e dytë të lojës, pa arritur thuajse asnjëherë të rivalizonte me skuadrën boshnjakë e cila është pritëse e grupit eliminator.

Ndeshja e radhës e Vllaznisë është përballë estonezeve të Parnu, ndërsa mbyll grupin me sfidën kundër moldaveve të Agarista. /vipsport.al/