Liga e Europës / Zenit kualifikohet mes dyshimeve pas një suksesi 8-1 (VIDEO)

Zenit Shën Petersburg është kualifikuar në play-off të Ligës së Europës sot, por mënyra se si ekipi rus ka prerë biletën për në turin tjetër ka bërë që të lindin dyshime të mëdha për manipulime ndeshjesh.

Rusët kishin përballë ekipin e Dinamo Minsk të Bjellorusisë, i cili në mënyrë të papritur i kishte mundur 4-0 në ndeshjen e parë. Por në takimin e kthimit, Zenit arriti të mbyllte kohën e rregullt me shifrat 4-0, edhe pse me një lojtar më pak, duke dominuar plotësisht përballë bjellorusëve për të dërguar sfidënnë shtesa.

Çudia nuk është këtu, por pikërisht te shtesat e ndeshjes. Fillimisht është Dinamo Minsk që gjen rrjetën, duke lënë të mendohej se do të kalonte në turin tjetër. Por Zenit shënon përsëri me shumë lehtësi 4 gola të tjerë, duke mbyllur 120 minutat me rezultatin e përgjithshëm 8-1, për të realizuar një përmbysje të çuditshme,

Ndaj nuk është aspak rastësi që pas përfundimit të ndeshjes, rrjetet sociale dhe forumet e tifozëve të mbusheshin me akuza të rënda për trukimin e kësaj ndeshje, e cila me siguri do të komentohet gjatë edhe në ditët në vijim. /vipsport.al/