Lëvizje e papritur te Partizani, Gerhard Progni kalon te Teuta

Ndodh edhe kështu! Limitet e merkatos në Superiore kanë dhuruar gjithmonë surpriza.  Gerhard Progni rikthehet te Teuta. 31-vjeçari është larguar nga Partizani duke gjetur marrëveshjen me durrsakët, ku ai gjen edhe Blendi Shkëmbin si trajner, me të cilin ka lujtur në Korçë.

Në fakt duket e habitshme, pasi Progni ishte një nga pikat e forta të skuadrës së Partizanit, madje dhe duke luajtur në dy takimet e para të këtij sezoni, por duket se durrsakët e kanë joshur mesfushorin me tipare sulmuese, që para pak minutash, siç raporton “Supersport”, ka gjetur akordin me durrsakët duke lënë të kuqtë e Partizanit.

Progni ka qenë dhe në 2017-ën pjesë e durrsakëve, më të cilët shënoi 2 gola në 17 ndeshje.  Rikthimi i tij në Durrës, jo vetëm që “ngroh” trajnerin Shkëmbi, por edhe rrit forcën goditëse të durrsakëve që kanë synime mdhore këtë sezon dhe janë “top” para sfidës me Kamzën.  /Vipsport.al/

more recommended stories