Lajm i mirë për trajnerin Panuçi, një titullar kthehet nga dëmtimi i gjatë

Po afrojnë ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve dhe trajneri Kristian Panuçi duhet të bëjë llogari të sakta për lojtarët, me të cilët do ta përballojë Izraelin në shtator. Një lajm i mirë për trajnerin kuqezi vjen nga Zvicra.

Mesfushori me përvojë, Taulant Xhaka, ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer i gatshëm për skuadrën e tij në kampionatin zviceran. Emri i Xhakës figuronte në stolin e rezervave të Bazelit për ndeshjen me Sionin dhe ky është një lajm i mirë, pasi mesfushori kuqezi mungonte që në muajin maj. Duket se tashmë Xhaka e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen  me Izraelin.

Nga stoli e ka nisur ndeshjen në fjalë edhe Ermir Lenjani, i cili aktivizohet me Sionin. Nga dëmtimi i gjatë është kthyer pak kohë më parë edhe mesfushori tjetër, Amir Abrashi, ndërkohë që lajmi i keq për kuqezinjtë ishte dëmtimi i rëndë i sulmuesit Armando Sadiku. / Vipsport.al