Lajm i mirë për Strakoshën, nuk do të ketë përballë sulmuesin që shënoi 46 gola në Serie A

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk do të ketë aq shumë punë sa mendohej në ndeshjen kundër Napolit, pasi burime brenda klubit napolitan kanë konfirmuar se Ançeloti preferon Milik para golave, shpejtësisë dhe driblimeve të Mertens.

Sulmuesi belg ka shënuar 46 gola në Serie A në dy sezonet e shkuara dhe ka qenë padiskutim sulmuesi më i mirë i Napolit, ndërsa Milik i ka kaluar dy sezonet e fundit në infiermieritë e klubit napolitan.

Gjithsesi, sulmuesi polak është rikthyer në 100% të formës dhe Ançeloti do t’ia japë mundësinë të shkëlqejë në majë të sulmit, me Insinje dhe Kahejon nga krahët.

Hysaj është titullar i padiskutueshëm në të djathtë të mbrojtjes, ashtu si dhe Thomas Strakosha si numri 1 i Lacios./Veronik Istrefaj – vipsport.al