Laçi pranë goditjes në merkato, afrohet ish-sulmuesi i Osasunës

Artan Mërgjyshi ka nisur nga puna për Kategorinë Superiore, pasi humbi finalen e Superkupës ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-2. Pak ditë më parë, me kurbinasit firmosi një lojtar që vinte nga Maqedonia, ndërkohë që ditët në vijim, pritet të bëjë një tjetër goditje.

Bëhet fjalë për sulmuesin malazez, Bogdan Miliç i cili është në bisedime të avancuara, ndërkohë që sulmuesi shtatlartë ka një eksperiencë të madhe me skuadra të ndryshme. Në vitin 2015, Miliç u largua nga Mladost Podgorica e njohur tashmë me emrin Titograd dhe u transferua në Spanjë, aty ku firmosi me Osasunën.

Në gadishullin Iberik, ai arriti të luante vetëm 5 ndeshje, për t’u larguar në drejtim të Terenganusë. I gjatë 2 metra, Miliç pritet të jetë një armë e fortë në sulmin e kurbinasve për sezonin që nis vetëm pak ditë më vonë, ndërkohë që debutimin në edicionin e ri, Laçi e ka të dielën përballë Kukësit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/