Kupa e Botës “arratiset” nga Franca, përfundon në… Madrid

Franca ishte kampione e Botës në Rusi,. Por trofeu i fituar nga “gjelat” ka përfunduar në Madrid, aty ku tifozët e Atletikos do të kenë mundësi që të bëjnë disa foto dhe ta shohin nga afër.

Shkak për këtë, janë bërë 3 francezët të cilët aktivizohen me Atletikon, Grizman, Lukas dhe Lemar. Për një vit, ata kanë të drejtë të veprojnë si të duan me trofeun, ndërkohë që pas një viti, Federata Franceze e Futbollit merr një kopje të trofeut.

Ka qenë pikërisht Federata, ajo e cila i ka lejuar futbollistët e saj që ta marrin trofeun e fituar në korrik dhe ta ekspozojnë në “Wanda Metropolitana” për të gjithë tifozët para ndeshjes ndaj Rajo Valekanos. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/