Kthehet “pista Sasuolo” për Gjimshitin, ish-tekniku i tij e kërkon me ngulm

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, aktualisht ka kontratë me skuadrën e Atalantës në Serie A, por minutazhi nuk i është premtuar. Si pasojë, mbrojtësi kuqezi është i hapur ndaj ofertave që mund të vijnë për të.

Sipas “Gazzeta di Modena”, Gjimshiti po kërkohet me ngulm nga skuadra e Sasuolos, që drejtohet nga ish-tekniku i Beneventos, Roberto de Zebi. Ky i fundit e ka drejtuar edhe më parë mbrojtësin shqiptar te Benevento dhe po synon një ribashkim me të.

Gjimshiti nuk është emri i vetëm për të cilin Sausolo interesohet, pasi po ndjekin dhe Alin Toska që luan në La Liga me skuadrën e Real Betis./Veronik Istrefaj – vipsport.al/