Kosta: Ronaldo? Mund të na çojë në një nivel tjetër, Allegri më ka bërë njeri!

Dagllas Kosta foli për televizionin “Football Italia” përpara sezonit e tij të dytë me fanellën e Juventusit, duke komentuar ardhjen e yllit portugez, Kristiano Ronaldo, si dhe foli për sezonin që “Zonjën” e pret përpara.

“Unë mendoj se Serie A është krejtësisht e ndryshme nga të gjitha ligat e tjera, ka nevojë për kohë për tu adaptuar. Unë kam marrë gjashtë muaj për të arritur në formën time më të mirë dhe ky vit ka për të qenë një vit shumë i veçantë.

“Kur ju nënshkruani për Juventusin, ata ju trajtojnë si një familje. Kjo është gjëja më e rëndësishme sipas mendimit tim. Allegri? Ai është një trajner me pasion të madh për fazën mbrojtëse. Kjo ishte e rëndësishme për mua, pasi jam më shumë e përdorur për të sulmuar. Ai më ka kthyer në një lojtar të plotë.

“Ronaldo te Juve? Mendoj se ai është tashmë në një nivel të lartë, megjithatë, ka aftësinë për të na çuar në një nivel tjetër dhe për të arritur gjëra të rëndësishme këtë sezon”,- përfundoi Costa./Veronik Istrefaj – vipsport.al/