Konfirmohet lajmi i “VIP Sport”, Mustafa firmos zyrtarisht me Flamurtatrin

Prej disa ditësh, mesfushori Argjent Mustafa kishte dalë në stërvitje me Flamurtarin, aty ku ka gjetur trajnerin Ilir Daja me të cilin ka punuar më parë edhe te Tirana e Besa. Tekniku Daja, ka kërkuar që ta ketë nën vëzhgim për të vendosur nëse do ta mbajë apo jo, lajm të cilin “VIP Sport” e kishte publikuar disa ditë më parë.

Mesa duket, Msutafa ka arritur ta bindë Dajën, duke firmosur zyrtarisht, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit që në ndeshjen e javës së parë përballë Teutës.

Në të kaluarën e tij, mesfushori nga Mitrovica ka luajtur edhe për ekip si Prishtina, Partizani e së fundmi Kamza, para se të huazohej në Kosovë te Vushtrria dhe Liria e Prizrenit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Mustafa