Komiteti Ekzekutiv merr disa vendime të rëndësishme për të gjitha kategoritë

 Komiteti Ekzekutiv ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme në lidhje me të gjitha kategoritë në futbollin shqiptar. Mes këtyre vendimeve mund të përmendet “gradimi” i Sokol Jarecit në detyrën e kryetarit të komisionit të dizenjimit të arbitrave, si dhe emërimi i Xhemal Mustedanagiç në postin e drejtorit teknik pranë FSHF-së.

Po, ashtu janë miratuar strukturat e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, ndërkohë që nuk është marrë ende një vendim në lidhje me numrin e lojtarëve të huaj në Superiore.

 

Ja dhe vendimet e djeshme të KE-së

  1. U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
  2. Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
  3. Z. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
  4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
  5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

 

Grupi A

Vllaznia

Iliria

Erzeni

Besëlidhja

Dinamo

Korabi

Burreli

Shënkolli

Vora

Veleciku

 

Grupi B

Lushnja

Bylis

Apolonia

Tomori

Pogradeci

Besa

Egnatia

Turbina

Elbasani

KF Oriku

 

(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)

  1. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

Vllaznia B

Tërbuni

Klosi

Spartaku

Partizani B

Luzi 2008

Gramshi

Tirana B

Internacional Tirana

Sopoti

Kukësi B

Ada

Kevitan

Rubiku

 

Grupi B

Shkumbini

Naftëtari

Albpetrol

Devolli

Delvina

Butrinti

Maliqi

Këlcyra

Skrapari

Tepelena

Memaliaj

Gramozi

Përmeti

FC.Termi

 

  1. Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator.

Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.