Kastrioti zyrtarizon firmën e radhës, mesfushori firmos për 3 vite

Kush mendon se Kastrioti bën plane afatshkurtra dhe do të jetë kalimthi në Superiore, gabohet rëndë. Klubi krutan sapo ka zyrtarizuar firmën e radhës me një talent mjaft premtues të cilin e ka lidhur me kontratë afatgjatë duke menduar për të ardhmen e klubit dhe perspektivën e rritjes së tij.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mesfushorin Juljan Shehu, i cili në vitin e kaluar ka qenë në kampionatin grek të futbollit, ndonëse një prodhim i akademive kryeqytetase. Edhe pse Vetëm 20-vjeçar, lojtari ka lënë përshtypje mjaft të mira gjatë fazës përgatitore me klubin dhe pas mbërritjes në Shqipëri është hedhur firma në kontratën e cila do të jetë trevjeçare.

NJOFTIMI I KASTRIOTIT

Juljan Shehu është zyrtarisht futbollist i Kastriotit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me 20 vjeçarin i cili sezonin e fundit u aktivizua në Greqi me ekipin e Panilakos. Shehu ka firmosur një kontratë tre vjeçare me Kastriotin