Kastrioti vijon me firmat e lojtarëve, gati për takimin me Luftëtarin

Kastrioti ka bërë një punë të mirë në këtë merkato, duke formatuar më shumë se gjysmën e skuadrës dhe duke kryer një fazë përgatitore në Bullgari. Sa e suksesshme do të jetë merkatoja, do të shihet vetëm gjatë sezonit, ku si objektiv për ekipin e Elvis Plorit, është qëndrimi në Kategorinë Superiore.

Gjatë ditës së sotme, klubi krutan ka njoftuar edhe për rinovimin e dy kontratave të tjera. Bëhet fjalë për Lukman Husein që ka rinovuar për dy vite dhe Albert Caca i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe këtë sezon këtë fundjavë, ku përballë në javën e parë, Kastrioti do të ketë Luftëtarin.

“Klubi njofton se ka zgjatur bashkëpunimin me futbollistin Lukman Husein, i cili do të jetë edhe për 2 sezone të tjera pjesë e Kastriotit. Gjithashtu, edhe lojtari tjetër Albert Caca, do të jetë edhe për një sezon tjetër pjesë e skuadrës.

Të dy futbollistët kanë firmosur së fundmi, dhe janë të gatshëm për stafin teknik në prag të sezoni të ri futbollistik”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/