Kastrioti vazhdon me projektin afatgjatë, firmos me talentin e portës kuqezi

Klubi i Kastriotit vazhdon të tregojë se projekti i ngjitjes këtë vit në Superiore nuk është afatshkurtër, por mendohet që të qëndrohet sa më shumë në elitën e futbollit shqiptar dhe të krijohet një ekip me elementë të perspektivës. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e lojtarëve të rinj kanë nënshkruar me krutanët kontrata afatgjata dhe jo të zakonshmet njëvjeçare që shihen në klubet e Superiores, ndërsa i është dhënë prioritet elementit të ri.

I fundit në listën e talenteve që i janë bashkuar skuadrës është edhe portieri Bruno Puja. Futbollisti 19-vjeçar kavajas, i cili në të kaluarën ka mbrojtur portën e përfaqësueses U-17, është bërë pjesë e krutanëve, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.

NJOFTIMI I KASTRIOTIT

Portieri Bruno Puja është lojtari më i ri i Kastriotit. 19 vjeçari kavajas, pjesë e ekipeve kombëtare, ka firmosur ditën e sotme një kontratë tre vjeçare me Kastriotin. /vipsport.al/