Kaloi nga Skënderbeu te klubi grek, Sahiti shënon në miqësoren ndaj Bashës

Suad Sahiti ka filluar të lërë shenjë me klubin e AEL Larisës, ku u transferua pak javë më parë nga radhët e Skënderbeut, mesfushori i Kosovës, i cili në fakt nuk gjeti shumë hapësira gjatë eksperiencës së tij te korçarët, ka shënuar sot në ndeshjen miqësore që skuadra e tij, ka zhvilluar kundër Aris të Selanikut.

Në një stadium të tejmbushur duke llogaritur se ishin të pranishëm 15 mijë tifozë për një miqësore, si Sahiti, ashtu edhe Basha ishin titullarë me skuadrat përkatëse. Aris kaloi në avantazh në fillim me anë të Nazidis në fundin e pjesës së parë me penallti.

Por në minutën e 59 të ndeshjes, ishte pikërisht Sahiti i cili shfrytëzoi pavëmendjen e mbrojtjes kundërshtare për të dërguar topin në rrjetë dhe për të siguruar këtë barazim. Futbollisti u zëvendësua në minutën e 70, ndërsa Basha luajti gjatë 90 minutave me ekipin e Aris. /vipsport.al/