“Ka shumë nerva, si do ta qetësojmë?”, në Greqi i tremben Bashës

Pas disa sezoneve shumë të mira me Barin në Itali, mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha u transferua në kampionatin grek, aty ku do të luajë me skuadrën e Arisit. Që në ndeshjet miqësore që Arisi luajti, Basha ishte titullar por mesa duket paraqitja e tij në këto takime po shqetëson stafin grek.

Shqetësim nuk është fakti se si Basha luan, por mënyrë se si ai reagon në fushë, duke qenë se në miqësoren me Den Hag, Basha mori një karton të verdhë të panevojshëm, duke u përfshirë në një sherr. Edhe në miqësoren tjetër ndaj Ksanthit, Basha ishte shumë nevrik.

Mediat greke shkruajnë se Basha do të ambientohet mirë me skuadrën dhe se do të bëjë paraqitje të mira, por i vetmi problem është gjaknxehtësia e tij. Në kampionat, ai rrezikon që të pezullohet shumë ndeshje si shkak i kartonëve dhe për këtë arsye, drejtuesit e Arisit duhet të mendohen për të gjetur një zgjidhje. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/