Jo vetëm mungesë, por dëmtimi i Sadikut i prish edhe planet e merkatos Levantes

Sulmuesi Armando Sadiku pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore ndaj Herenvenit, duke këputu ligamentin në gjurin e majtë dhe për pasojë, do të duhet që të mungojë të paktën 6 muaj.

Ky dëmtim, ka shqetësuar shumë drejtuesit e Levantes dhe jo vetëm për faktin se ai nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën. Bomberi shqiptar, nuk ka qenë në planet e trajnerit të Levantes, Pako Lopez dhe ishte vënë në shitje nga klubi.

Me të ardhurat që do të përfitoheshin nga shitja e tij, pritej që Levante të blinte një tjetër sulmues, i cili mund edhe të bënte diferencën. Me këtë dëmtim të rëndë, natyrisht Sadiku i ka mbetur në skuadër Levvantes, të paktën deri sa të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Gjatë ditës së djeshme, Levante ka prezantuar një lojtar të ri dhe bëhet fjalë për sulmuesin Moses Simon që vjen nga skuadra belge e Gentit, por nuk është lojtari të cilin Levante e sheh si “shpëtimtarin” e skuadrës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/