Iu vetëofrua Milanit, por ylli holandez nuk u preferua nga Gatuzo: Dua burra në ekip!

Merkato e Serie A është mbyllur dhe “SportItalia” raporton se Milan hodhi poshtë mundësinë që të marrë Kuinsi Promes në huazim nga Spartak Moska.

Mediet italiane pretendojnë se ka pasur një tjetër lëvizje të heshtur të braktisur, duke sugjeruar se drejtuesit e Spartak Moskës ishin të gatshëm të huazonin Promes te Milani, por “Rossonerët” e hodhën poshtë atë, pasi nuk ishte lojtari që Gatuzo kërkonte.

Disa ditë më parë, kur merkatoja ishte ende e hapur, Gatuzo tha se kërkon burra në skuadër, që luajnë për fanellë e jo që interesohen për autografe dhe flokët e bukura. Me shumë gjasa ka folur për Promes…

Anësori 26-vjeçar holandez ishte gjithashtu i lidhur me skuadrën e Romës, por vetë Promes preferonte të kalonte te Milani para skuadrës kryeqytetase./Veronik Istrefaj – vipsport.al/