Ish-talenti i Skënderbeut lë kampionatin francez për të kaluar në Portugali

Ish-lojtari i Skënderbeut, talenti Agim Zeka nuk do të jetë pjesë e Lilës në kampionatin francez, pasi do të huazohet për një sezon në kampionatin portugez të futbollit.

Zeka, 19-vjeç, është huazuar tek ekipi i Leiksoes, skuadër e cila militon në ligën e dytë portugeze. Skënderbeu e shiti sulmuesin e talentuar verën e shkuar dhe skuadra e Lilë B zotëron kartonin e plotë të tij.

Ky huazim mund të jetë një hap i madh për talentin shqiptar, pasi mund të fitojë eksperiencë shumë të mirë, në një ekip ku e ka më të lehtë të luajë rregullisht.

Sapo sezoni i ri të përfundojë, pritet që Zeka të rikthehet sërish në Francë, me uniformën e Lilës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/