Ish-sulmuesi i njohur italian parashikon “Pipitan” para “CR7” në listën e golashënuesve në Serie A

Gonzalo Higuain iu bashkua Milanit nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje vere, në huazim me një opsion për të blerë në fund të vitit.

Ky transferim është ka çuar në delir fansat e Milanit, të cilët janë të kënaqur që në fund të fundit të kenë një sulmues të nivelit botëror të provuar në krye të ekipit të tyre (për herë të parë që kur Zlatan Ibrahimoviç)

Ish-sulmuesi i Juventusit, Romës dhe Bajern Mynih, Luka Toni foli për “Tuttosport” për transferimin e Higuain dhe çfarë do të thotë për Milanin, duke e krahasuar dhe me “CR7”:

“Ronaldo është një transferim i madh për Juventusin dhe me transferimin e tij, kanë bërë që klubet e tjera të lëvizin në treg. Interi ka punuar shumë mirë: De Vrij dhe Asamoa në një transferim të lirë, pastaj Naingolan dhe Keita, lojtarë shumë cilësorë.

Higuain do ta bëjë Milanin të “fluturojë”. Ronaldo, Higuain dhe Ikardi dot bëjnë nga 30 gola në kampionat, një luftë e mirë (qesh). Ronaldo është një kampion dhe të dy argjentinasit janë “kafshë” sa i takon ashpërsisë. Parashikim? “Pipita” golashënues i Serie A këtë sezon”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/