Ish-kapiteni i Çelsit flet i bindur: Pas Kurtua, do të largohen dhe dy lojtarë të tjerë

Ish-kapiteni i skuadrës londineze Çelsi, Uajze beson se do të ketë largime të mëtejshme nga “Stamford Bridge” gjatë javëve të ardhshme, me merkaton që është ende e hapur.

Çelsi do të vendosë të të lejojë dy lojtarë të largohen, Drinkuoter dhe Bakajako.

Ardhja e Mateo Kovaçiç dhe Zhorzhinjo në “Stamford Bridge” , do të shtyjë dy mesfushorët, Drinkuoter dhe Bakajoko të paketojnë valixhet.

“Ata kanë një numër të madh lojtarësh që mund të luajnë në mesfushë”,- tha Uajze. “Pra, kjo është një luftë për vendet, me të vërtetë është.

“Do të jetë interesante nëse shohim një ose dy lojtarë të mesfushorit të Çelsit të qëndrojnë në skuadër, besoj se do të largohen!”

I pyetur se për kë po fliste konkretisht, Uajze u shpreh: “Bakajoko dhe Drinkuoter. Unë mendoj se ata nuk do të jenë më pjesë e Çelsit në të ardhmen”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/