Ish-futbollisti i Kombëtares e mbyll si futbollist, nis punën për t’u bërë trajner

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Por 34- vjeçari nuk do të largohet nga fusha e blertë, pasi pritet që të mbetet akoma pjesë e Prishtinës në ndihmë të trajnerit Mirel Josa.

Pikërisht Prishtina është skuadra ku Curri hodhi hapat e para të karrierës  si futbollist profesionist gjatë viteve 2003-2004 dhe më tej vazhdoi me ekipe si Vorskla Poltava, Gençlerbirligi, Hoverla e Sevastipol. Gjithashtu, ai provoi edhe kampionatin shqiptar ku luajti me Flamurtarin dhe Tiranën në Superiore.

Mbrojtësi ka vendosur që të mbyllë karrierën pikërisht te klubi ku e filloi, te Prishtina dhe tani do të jetë pjesë e stafit si ndihmës-trajner i Mirel Josës. Gjatë viteve të tij si futbollist, Curri ka bërë 44 paraqitje me fanellën e Kombëtares dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol, në humbjen 2-1 përballë Holandës në Amsterdam. /vipsport.al/