Ish-futbollisti i Juventusit tregon nëse do të festojë në rast se shënon kundër “Zonjës”

Talenti kroat, Marko Pjaca u largua përfundimisht nga Juventusi për t’iu bashkuar rivalëve të Fiorentinës në Serie A. I pyetur nga gazetarët e klubit, Pjaca iu përgjigj shumë pyetjeve.

Aventura e re me Fiorentinën:
“Mezi po pres që të filloj të luaj. Unë do të jap gjithçka për të bërë mirë këtu dhe për të marrë rezultate të mira këtë sezon. Jam gati, dhe mendoj se forma do të vijë me ndeshje, nuk mund të them se sa do të më duhet që të ambientohem.  Unë shpresoja të vija këtu nga dita e parë dhe tani që firmosa, jam shumë i lumtur.

Numri 10 në fanellë:
“Fanella me numrin 10? Para së gjithash është një nder, por edhe një përgjegjësi. Dua t’i tregoj të gjithëve që e meritoj ta vesh atë.”

Feston nëse shënon kundër Juventusit:
“Nuk e di, së pari do të duhet të shënoj dhe pastaj do të mendoj për këtë. Tani unë jam një lojtar i Fiorentinës dhe unë jam vetëm duke menduar për një sezon të mirë. Ne do të shohim se çfarë ndodh pas kësaj.”

Refuzimi i mundësisë për të luajtur me Kristiano Ronaldon:
“Unë patjetër mendova për këtë, por unë duhet të mendoj për karrierën time dhe jo për Ronaldon. Duhet të luaj, kjo është gjëja më e rëndësishme për një lojtar”,- përfundoi Pjaca./Veronik Istrefaj – vipsport.al/