Interi e humbet toruan/ Do të hedhë në gjyq presidentin e La Ligas pas ngjarjeve të sotme

Me një deklaratë për shtyp, e cila mbante vetëm një fjali, klubi i Interit ka bërë të ditur se do ta ndjekë penalisht çështjen kudër presidentit të La Ligas, Havier Tebas.

Ky i fundit akuzoi disa orë më parë klubin zikaltër për parregullsi veprimi gjatë merkatos. Më saktë, presidenti i La Ligas akuzoi përfaqësuesit e Interit si të parregullt dhe kanë vepruar gabim në lidhje me “çështjen” Luka Modriç.

Përfaqësues të klubit zikaltër janë të bindur se kanë vepruar sipas të gjitha rregullave dhe janë gati ta hedhin çështjen në gjyq./Veronik Istrefaj – vipsport.al/