I shumëkërkuar në Superiore, por Rustem Hoxha tundohet nga ofertat greke

Disa ditë më parë, mbrojtësi Rustem Hoxha dhe skuadra e Kukësit shkëputën kontratën dhe 27-vjeçari është lojtar i lirë. Si pasojë, shumë klube nga Superiorja kërkojnë me ngulm shërbimet e tij.

Mbrojtësi është ende në dilemë për të ardhmen e tij dhe po shqyrton të gjitha ofertat. “Vipsport” ka mësuar se përveç ofertave nga klubet shqiptare, për Hoxhën kanë dalë në horizont dhe dy pista të reja.

Janë dy skuadra greke që duan shërbimet e mbrojtësit (Apollon dhe AEL Larisa), por bisedimet më të avancuara mësohen të jenë me skuadrën e AEL Larisa, ekip ky ku luan dhe shqiptari tjetër, Suad Sahitaj./Veronik Istrefaj – vipsport.al/