Hera e parë në historinë e Premier Ligës, Totenhem mbyll merkaton me 0 shpenzime

Nëse prej shumë vitesh fuqia financiare e klubeve angleze ka pësuar rritje të ndjeshme falë të drejtave televizive dhe tani klubet e vogla shpenzojnë shuma të mëdha për të afruar lojtarë, bën shumë bujë fakti se gjatë kësaj vere, klubi i Totenhem ka mbyllur merkaton me 0 shpenzime.

Ky është klubi i parë që mbyll merkaton e verës pa shpenzuar në Premier Ligë, që kur ndryshoi formati i saj në vitin 2003. Trajneri Mauricio Poçetino ka vendosur që të mos përforcojë skuadrën e tij, duke mbajtur ndërkohë pjesën më të madhe të futbollistëve nga sezoni i kaluar.

Totenhemi është gjithmonë i kujdesshëm për financat, duke mos bërë shpenzime të ekzagjeruara si klube të tjera në Angli, por këtë vit ka tejkaluar çdo pritshmëri pasi askush nuk e priste që të mos shpenzonin asgjë për të përforcuar grupin e futbollistëve. Ky vendim ka acaruar tifozët e skuadrës të cilët në orët e fundit të merkato pushtuan rrjetet sociale duke kërkuar me ngulm përforcime nga klubi, pro pa sukses. /vipsport.al/