Fulhami nuk di të ndalet në merkato, zyrtarizon edhe portierin e Seviljës

“Sky Sports” raporton se portieri i Seviljes, Serxhio Riko është në Londër, në mënyrë që të përfundojë vizitat mjekësore para kalimit te Fulham.

Spanjolli Riko, një portier me përvojën e Ligës së Kampionëve, do të shtojë kualitetin e skuadrës londineze, e cila synon të qëndrojë në kategorinë e parë angleze, duke shmangur një rikthim në “Championship”.

Sevilja e ka lejuar portierin të largohet, por vetëm si huazim. Riko do të qëndrojë për një sezon të Fulham, duke u bërë menjëherë numri 1, pasi Betineli dhe Fabri janë të dy të dëmtuar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/