FOTO / UEFA kupton gabimin, i “kthen” titullin kampion Skënderbeut

Më në fund në UEFA kanë kuptuar se kanë cilësuar më kot Kukësin si kampione të Shqipërisë gjatë pjesëmarrjes në turnetë ndërkombëtare gjatë kësaj vere. Verilindorët shkuan në Champions vetëm pas pezullimit të Skënderbeut por UEFA i etiketonte pa të drejtë si kampionë në fuqi të vendit tonë gjatë këtij rrugëtimi.

Kukësi zuri vendin e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve dhe në të dy turet në të cilat luajti në këtë aktivitet, në faqen zyrtare të UEFA-s etiketohej si kampioni i Shqipërisë, edhe pse në fakt shkoi falë vendit të dytë në Superiore dhe dënimit që iu dha klubit korçar.

Me kalimin në Ligën e Europës, duket se dikush ka njoftuar më në fund editorët e faqes së UEFA-s se etiketimi kampion ishte një gabim që bëhej për rastin në fjalë. Kësisoj, në shkrimin për ndeshjen e radhës të Kukësit, atë ndaj Torpedo Kutaisi, UEFA ka rregulluar gjithçka.

“Kukësi ishte nënkampion në kampionatin shqiptar në sezonin 2017-2018” është shpjegimi i rij që shfaqet për ekipin e vetëm shqiptar që ka mbetur në garë në arnenë ndërkombëtare duke korrigjuar gafën e çuditshme. /vipsport.al/