FOTO/ Te Kukësi “e fluturuan” pas një barazimi, në Austri bëhet pikturë në stadium

Një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit europian që është lidhur me futbollin shqiptar, padyshim që mbetet ish-sulmesi legjendar i Austrisë dhe ish-trajneri i Kukësit Peter Pakult. Që nga janari kur u emërua në krye të stolit verilindor, ai arriti të merrte rezultate me të vërtetë të mirë duke e ngjitur Kukësin në vendin e dytë.

Pavarësisht gjithçkaje në kampionat, ka mjaftuar një barazim 0-0 ndaj Valetës në Ligën e Kampionëve, që kryesia e klubit verilindor ta shkarkonte nga detyra dhe në vend të ti të emëronte Armando Cungun. Nëse në Shqipëri, ai u largua si një i paaftë, në Austri kanë mendim tjetër për Pakultin.

Kontributi që ai ka dhënë për futbollin austriak, është vlerësuar nga piktori austriak Paul Duoracek i cili ka menduar që të pikturojë portretet e Pakultit dhe Arnautoviçit në një stadium të vogël dhe e gjithë piktura, është bërë me grafiti. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/