FOTO / Nuk ka më numra fati, një fanellë e re për Rei Manajn te Albacete

Rei Manaj ka vendosur që ta mbyllë për momentin me të kaluarën,. Nuk ka më numra fati, numra të preferuar apo ato prej “bomberi” të mirëfilltë. Këtë sezon, mbi shpinë do të mbajë një numër shumë më të thjeshtë.

Ndaj sot, kur Albacete bëri të ditur numrat e sezonit, Manaj i dha lamtumirën të gjithë numrave që kishte mbajtur në eksperiencat e mëparshme të pafata në radhët e klubeve si Piza, Peskara e Granada. Manaj ka zgjedhur diçka më të thjeshtë, numrin 22, si vitet që do të mbushë në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Numri 9 ka qenë i preferuari i lojtarit në pjesën më të madhe të karrierës por te Albacete, objektivi do të jetë të tregojë potencialin e tij dhe të tregojë se e meriton një “fanellë bomberash”. Besimi klubit nuk i mungon. Në ndeshjet përgatitore të sezonit, Manaj nuk ka gjetur rrjetën, por në klub e kanë vlerësuar edhe me shiritin e kapitenit, duke i treguar se presin shpërthimin e tij. /vipsport.al/