FOTO / Kthimi në Superiore, Tirana prezanton fanellat e reja

Para fillimit të Kategorisë Superiore, Tirana ka treguar sot nëpërmjet rrjeteve sociale edhe modelin e ri të fanellave të saj për edicionin 2018-2019.

Si zakonisht, nuk do të mungojë fanella tradicionale bardheblu, por këtë vit është zgjedhur një dizajn i veçantë, ndryshe nga vitet e kaluara për atë që do të jetë fanella e parë e skuadrës. Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe për fanellën e dytë dhe atë që do të përdoret si e tretë, në rast se kërkohet për ndeshje të veçanta.

Klubi ka prezantuar fanellat e reja me disa prej futbollistëve kryesorë në skuadër duke filluar me Karabecin, për të vazhduar me emra si Muça, Lika e Hoxhallari. /vipsport.al/