Foto/ Kristal Palas nënshkruan me sulmuesin e njohur, tifozët: Mos, do të rrëzohemi nga kategoria!

Skuadra angleze e Kristal Palas, ka bërë një merkato shumë cilësore deri më tani dhe emri më i njohur që është transferuar tek ekipi i “Shqiponjave” londineze është padiskutim mesfushori gjerman, Maks Majer.

Po përveç gjermanit, Palas ka nënshkruar edhe me sulmuesin e njohur në Premier Ligë, Xhordan Ajeu. Francezi ka veshur fanellat e shumë skuadrave në karrierën e tij, por 4 fanellat e fundit që kanë mbajtur, kanë rënë nga kategoria.

Sosho dhe Lorient në kampionatin francez, Aston Vila dhe Suonsi në atë anglez… Tifozët e Kristal Palas nuk janë aspak të lumtur./Veronik Istrefaj – vipsport.al/