Formacioni/ Debutim dhe surpriza, ja si po përgatitet Kukësi për përmbysjen

Kukësi ka një mision shumë të vështirë në Ligën e Europës: Të përmbysë humbjen 5-2 që pësoi ndeshjen e parë në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisit. Takimi që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, pritet që të jetë një ndër më të vështirët për Kukësin, por një ndihmë të madhe i japin edhe dy golat e shënuar në transfertë.

Ndryshe nga ndeshja e parë, këtë herë Kukësi nuk do të ketë asnjë mungesë dhe tekniku Armando Cungu do ta ketë më të lehtë për të zgjedhur dhe pritet që të ketë edhe surpriza në formacion. Në portë, Faton Maloku mund të ketë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare, ndërkohë që Qaqi, Zguro, Shkodra, Et’hemi, Hoxha, Frashëri dhe Plaku do të jenë në stol.

Në mbrojtje, rikthehet Maliqi në krahun e djathë, me Shametin dhe Allën në qendër e në krahun e majtë, Rrumbullakun. Harba, Musolli dhe Dzaria do të plotësojnë mesfushën, ndërsa sa i përket sulmit, Cungu do t’i besojë edhe njëherë tjetër Rexhinaldos, ndërkohë që do të ndihmohet nga Çyrbja dhe Uilliam Kordeiro. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Formacioni i mundshëm:

KUKËSI: Maloku, Maliqi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Uilliam, Harba, Çyrbja, Rexhinaldo
Trajner. Armando Cungu

more recommended stories