Flamurtari afron një tjetër mbrojtës, Kristian Sirgi vishet kuqezi

Skuadra e Flamurtarit ka zyrtarizuar vetëm disa minuta më parë afrimin e radhës. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me mbrojtësi 32-vjeçar, Kristian Sirgi.

Ky i fundit ka luajtur për shumë skuadra të ndryshme, por shumicën e karrierës e ka kaluar në Rumani. Sirgi ka pasur eksperienca edhe në kampionatin qipriot dhe atë izraelit.

Me eksperiencën dhe aftësitë e tij, Sirgi pritet të ndihmojë shumë skuadrën vlonjate në objektivat e saj këtë sezon./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Profil
Emri : Kristian Sirgi
Datëlindja : 23 Nëntor 1986
Vendlindja : Galat
Shtetësia : Rumani
Roli : Mbrojtës

Karriera
2018 – Flamurtari
2017 – 2018 : Gaz Metan (Rumani)
2016 – 2017 : Ermis Aradippou (Qipro)
2015 – 2016 : Chiajna (Rumani)
2014 – 2015 : Maçabi Netanya (Izrael)
2006 – 2014 : Otelul Galati (Rumani)