Firma e radhës në Krujë, zyrtarizohet një ish-talent i Tiranës

Klubi i Kastriotit vazhdon me zyrtarizimet e firmave të lojtarëve të cilët kishin qenë pjesë e klubit krutan gjatë fazës përgatitore por nuk kishin nënshkruar ende me ta. Pas Shehut, për Kastriotin ka firmosur edhe një tjetër lojtar i perspektivës, mesfushori me tipare ofensive, Patrik Bardhi.

Ky i fundit kishte spikatur në sezonin e kaluar në radhët e Tiranës duke luajtur 12 ndeshje për skuadrën e cila drejtohej nga Ze Maria në Kategorinë e Parë. Megjithatë, në këtë edicion lojtari ka preferuar një destinacion tjetër, ku të mund të luante me rregullisht dhe ka bindur projekti me të rinj në radhët e krutanëve.

Edhe Bardhi ka firmosur një kontratë afatgjatë, duke u lidhur për tre vitet e ardhshme me Kastriotin që siguron kësisoj një futbollist të perspektivës.

NJOFTIMI I KASTRIOTIT

Patrik Bardhi është futbollisti më i ri i Kastriotit. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur ditën e sotme një kontratë tre vjeçare me klubin. 20 vjeçari është aktivizuar në sezonet e fundit me ekipin e Tiranës. /vipsport.al/