FIFA gjobit Atletikon e Madridit për një blerje të bërë në vitin 2014

Atletiko Madrid është ndëshkuar nga FIFA për një blerje të bërë në vitin 2014. Bëhet fjalë për një gjobë ndaj klubit spanjoll, që katër vite më parë ka ofruar në ekip italianin  Alesio Çerçi, duke shkelur rregullat e merkatos.

Lajmi është bërë i ditur nga “Marca”, që sqaron se “colchoneros” duhet të paguajnë shumën e 45.000 eurove për shkak të ndërhyrjes së të tretëve (një fond nga Katari) në transferimin e Çerçit nga Torino në Madrid.

Lojtari italian ka pasur shumë probleme gjatë viteve të fundit dhe tani synon të kthehet në nivelin e dikurshëm nga kampionati turk, ku do të luajë me ekipin e Ankaraguçu. / Vipsport.al