EKSKLUZIVE/ Zbulohet shifra qe trembi Flamurtarin e Kukësin për “Bubën”

Pa kohë më parë, Flamurtari shfaqi interes për ish-sulmuesin e Shkëndijës, Ferhan Hasani “Buba”, por negociatat ndalën shumë shpejtë. Lajmi më i bujshëm i kohëve të fundit në Shqipëri, lidhej pikërisht me “Bubën” dhe mundësinë për një kalim te skuadra e Kukësit, duke qenë se verilindorët kishin shfaqur interes për të.

Ashtu si vlonjatët, edhe Kukësi i ndërpreu shumë shpejtë negociatat duke qenë se paga që ka kërkuar Hasani është stratosferike për një ekip futbolli në Shqipëri. “VIP Sport”, ka mësuar ekskluzivisht se “Buba” ka kërkuar një pagë, që kap vlerën e 250 mijë eurove deri në fund të sezonit, por kjo shifër është dukur e çmendur për Kukësin që ka menduar të shohë për ndonjë sulmues tjetër.

Në sezonin e fundit, “Buba” ishte kapiten i Shkëndijës së Tetovës dhe protagonist në sukseset e Shkëndijës si në fitimin e titullit kampion, ashtu edhe në triumfin në Kupën e Maqedonisë, duke çuar edhe njëherë tjetër Shkëndijën në Ligën e Kampionëve. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/