Ekskluzive/ Partizani afron yllin e Kombëtares së Koresë së Veriut

Partizani është një klub me histori të madhe në futbollin shqiptar, por lëvizja e fundit në merkato zgjeron më shumë hartën e të huajve. Së fundmi, klubi i kuq ka bërë një goditje jashtë radarit të shteteve “të zakonshme” në futboll.

“Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se Partizani ka afruar yllin e kombëtares së Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për mesfushorin So Hyon-Uk. Lojtari 26-vjeçar numëron plot 33 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Veriut, ku ka shënuar edhe 2 gola.

Vitin e fundit ai ka luajtur në Superligën e Bosnjës, ku është konsideruar si një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë. Transferimi i lojtarit u bë fal ndërmjetësimit të menaxherit serb Fakrija Shekullarac. So Hyon-Uk do dalë në stërvitje që ditën e sotme. /Vipsport.al/