“E vështirë të qëndrojë me këmbë në tokë pasi u shpall kampion bote”, Tuhel ka “frikë” për Mbapen

Trajneri Tuhel vlerëson hapat e ardhshëm të karrierës së 19-vjeçarit, Kilian Mbape dhe beson se nuk do ta ndalë asgjë që të kapë majat dhe të arrijë të fitojë të gjitha trofetë individualë, sidomos pas fitimit të Kupës së Botës. Gjithsesi, Tuhel pranoi se pas një suksesi kaq ët madh, e rëndësishme është që të qëndrojë me këmbë në tokë:

“Ai është 19 vjeç dhe një talent i pabesueshëm”, tha tekniku gjerman në një konferencë shtypi përpara ndeshjes. “Nuk pres nga ai sa i përket vetëm golave, por sa ndihmon skuadrën.- më shumë zhvillim personalisht.

“Pas suksesit të tij të madh dhe rolit të madh që ai ka luajtur në Kupën e Botës, tani duke qenë këtu në vitin e dytë është shumë e rëndësishme që ne ta udhëheqim atë në rrugën e tij, ta mbajmë me këmbë në tokë, ta qetësojmë kur është e nevojshme dhe ta shtyjmë atë kur është momenti i duhur.

“Kjo është më shumë se çfarë dua nga ai në aspektin e zhvillimit profesional: Të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të luajë për skuadrën.

“Është shumë e rëndësishme t’ia bëjmë të qartë se pas një suksesi kaq të madh (Kupa e Botës), pritshmëritë janë shumë të mëdha, edhe për një lojtar të ri … nuk është vetëm një çështje moshe”,

“Unë kam parë shumë lojtarë që kanë luftuar për të qenë të fokusuar, të uritur dhe të qetë pas një suksesi kaq të madh”,- përfundoi Tuhel./Veronik Istrefaj – vipsport.al/