E vendos një penallti në shtesë, Skënderbeu mund Partizanin në ndeshjen e parë (VIDEO)

Skënderbeu ka mbyllur me një fitore sfidën e parë të kampionatit kundër Partizanit, pas një ndeshje shumë të ethshme mes dy skuadrave që kanë treguar rivalitet të lartë që nga minuta e parë e takimit.

Dueli ka qenë i barabartë, me skuadrat që kanë krijuar pak raste për shënim para portave kundërshtare dhe është vendosur nga një episod në fundin e saj, ku Bregu ka fituar një penallti pas një kontakti me Hoxhën.

Muzaka ka shënuar nga pika e bardhë duke i dhënë tre pikët Skënderbeut për një fillim të mbarë të sezonit nën drejtimin e Shehit.

MINUTË PAS MINUTE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Skënderbeut.

90’+2′ GOOOL Skënderbeu, shënon Muzaka. Penallti për Skënderbeun, e fiton Bregu pas një kontakti me Hoxhën. Muzaka gjuan dhe realizon golin e avantazhit.

88′ Ndryshimi i tretë dhe i fundit për Skënderbeun, në fushë edhe Oto Xhon.

87′ Dy gjuajtje radhazi të Partizanit nga Mensah, por mbrojtja ndalon që goditjet të shkojnë në portë.

84′ Mala shfaqet para Teqjes dhe shpërdoron gjithçka duke mos shënuar edhe pse në pozicion të favorshëm, duke mos devijuar si duhet topin.

80′ Më i qetë Partizani në këto momente dhe qarkullon topin më mirë pas ndryshimit të skemës.

76′ Ndryshon edhe Shehi, në fushë Ajzeraj për Skënderbeun.

73′ Ndeshja fillon me një goditje dënimi të Partizanit, me Telushin i cili gjuan fort dhe Teqja nuk është shumë i vëmendshëm dhe devijon me vështirësi sferën.

73′ Rifillon ndeshja në momentin ku u ndërpre pas qetësimit të tifozëve në tribuna, pas 15 minutash ndërprerje.

72′ Ndërpritet ndeshja. Tifozët e Partizanit kanë goditur ambulancën dhe zjarrfikësen ndërsa kanë zbritur në fushën e lojës duke kapërcyer kangjellat. Tifozët e Skënderbeut kanë kapërcyer rrethimin dhe vërshojnë drejt tribunës së të kuqve duke nisur një incident masiv.

71′ Ndërprerje të shumta të lojës për dëmtime pas përplasjeve mes lojtarëve të të dy skuadrave.

69′ Gjuajtje e fortë e Muzakës nga distanca, topi përfundon shumë larg kuadratit.

62′ Dy minuta ndërprerje për fishekzjarrë tymues nga tifozët e Skënderbeut.

59′ Kombinim spektakolar mes Bregut dhe Abazit në krahun e majtë të sulmit, aksioni nuk finalizohet me saktësi nga Krasniqi, me Hoxhën  që kontrollon me qetësi.

56′ Dy zëvendësime të menjëhershme për Partizanin, në fushë Mensah dhe Bardhi. Asani dhe Progni u lënë vendin në fushë.

49′ Harkim nga e majta i Demte, Krasniqi nuk arrin të devijojë para Hoxhës i cili kontrollon topin dhe pastaj pëson faull nga sulmuesi i Skënderbeut,.

47′ Dejvi Bregu merr një pasim të gjatë në zonë nga Radas, por Ibrahimi ndërhyn dhe vlonjati rrëzohet. Protestojnë korçarët për faull, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

Deklaratat e protagonistëve për SuperSport në pushimin e ndeshjes

Bruno Dita: Mendoj se kemi diçka më shumë se Partizani. Kemi krijuar më shumë, Partizani na rrezikoi vetëm me goditje standarde deri tani.

Bruno Telushi: Kjo që ndodhi në pjesë të parë do të ndodhë edhe në pjesën e dytë, pra do të japim 100%. Prisnim një pjesë të parë të vështirë por ishim të përgatitur mirë. Mendoj se duhet të sulmojmë pak më shumë por nuk kemi dashur të rrezikojmë mbrapa.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’+1′ Aliti provon të gjuajë në portë pasi del në ndihmë të sulmit, por shënjestra e tij është krejtësisht e gabuar.

45′ Jepet një minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

40′ Karton i verdhë për dyshen Asani-bregu që nuk kursejnë ‘komplimentet” ndaj njëri-tjetrit. Hamiti i qetëson duke i treguar të dyve kartonin.

39’ Edhe Trashi provon me një goditje dënimi nga e djathta, duke e nisur me saktësi topin drejt portës por Teqja është i vëmendshëm.

37′ Goditje dënimi për Skënderbeun, Vangjeli dhe Gripshi e ekzekutojnë me skemë duke hedhur më pak topin në qendër të zonës, por Krasniqi nuk arrin të gjuajë në portë edhe pse në pozicion të favorshëm.

35′ Asani shfaqet në krahun e djathtë dhe harkon në zonë por Teqja është në pozicion dhe kontrollon pa probleme.

28′ Muzaka i shmanget mbulimit të Trashit dhe Atandës duke dalë i vetëm para Hoxhës, por gardiani i Partizanit del mirë dhe bllokon gjuajtjen e mesfushorit.

26′ Tani është Skënderbeu që ka marrë kontrollin e lojës dhe qarkullon më shumë topin, ndërsa Partizani i kthehet taktikës me kundërsulme të shpejta.

20′ Bregu hyn në zonë dhe mundohet të gjejë hapësirë për të gjuajtur, por i hiqet topi nga këmbët pas një ndërhyrje të saktë të Hilës.

18′ Gjuajtje e fortë e Muzakës në hyrje të zonës, përsëri e pasaktë dhe nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës.

17′ Edhe Partizani provon me një goditje dënimi, por topi i harkuar në zonë nga Trashi largohet nga Vangjeli i cili spastron zonën.

12′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Radas por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

6′ Top i gjatë nga prapavija e Partizanit për Prognin i cili shfaqet para Teqjes, por ndalohet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje.

4′ Dy skuadrat tregohen shumë të kujdesshme që në minutat e para, për të mos lënë asnjë hapësirë për kundërshtarët.

1′ Korçarët shkelmojnë topin nga qendra duke filluar zyrtarisht kampionatin e 80 kombëtar.

Skënderbeu-Partizani 1-0
90’+2′ Muzaka

Skënderbeu: Teqja, Radas, Aliti, Abazi, Vangjeli, Dita, Demte (83′ Lulaj), Muzaka, Bregu, Krasniqi (88′ Oto Xhon), Gripshi (76′ Ajzeraj).
Trajner: O. Shehi

Partizani: Hoxha, Belica, Atanda, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Hila, Mala, Asani (56′ Mensah), Progni (56′ Bardhi), Hebaj.
Trajner: S. Gega

KV: Demte, Bregu, Ajzeraj / Progni, Asani, Atanda, Hila. Hoxha

Gjyqtar: E. Hamiti

Related Posts