E shkarkoi Bekim Balaj, Bento gjen më në fund një kombëtare tjetër

Goli që Bekim Balaj i shënonte Portugalisë në “Estadio da Luz” në eliminatoret  e Europianit 2016, i kushtonte shumë shtrenjtë trajnerit Paulo Bento i cili vetëm një ditë më vonë, u shkarkua nga posti i trajnerit.

Që nga shtatori i vitit 2014, Bento nuk arriti më të merrte drejtimin e një kombëtareje, ndërkohë që sot është emëruar si trajner i Koresë së Jugut. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Federatës Koreano-Jugore të futbollit.

Bento d të ketë si objekiv, kualifikimin e skuadrës në Botërorin e vitit 2022. Që nga periudha e shkarkimit nga Portugalia, Bento ka drejtuar skuadra si Kruzeiro, Olimpiakos e Çonging Lifan. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/