E refuzoi ish-mbrojtësi i Interit, shpëtimi i Legia Varshavës është Balliu

Legia e Varshavës është ndër klubet më të njohura në Shqipëri, duke qenë se vetëm pak vite më parë, eliminonte Kukësin, duke e mundur në tavolinë, ndërkohë që pak kohë më parë, sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku do të firmoste një kontratë me gjigandët polakë.

Mesa duket, “dashuria” e Legias për shqiptarët nuk përfundon te Sadiku duke qenë se një tjetër lojtar i Kombëtares është shumë pranë transferimin në kryeqytetin polak. Mbrojtësi i Metzit, Ivan Balliu është në bisedime me skuadrën e Legias dhe lajmi njoftohet nga mediat polake pranë klubit.

Prioritet i Legias ka qenë mbrojtësi australian, Treint Seinsburi i cili ka qenë edhe pjesë e Interit më parë, por ky i fundit zgjodhi kampionatin holandez, duke firmosur me PSV-në, pasi Polonia nuk ishte destinacioni i tij i preferuar.

Kalimi te Legia e Varshavës, do të ishte një hap i madh në karrierë për Balliun, duke qenë se këtë sezon, Metzi do të luajë në Ligën e Dytë franceze. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/