Dyshja e Arsenalit transferohet në Serie A, Napoli “buzëqesh” më në fund

Xhoel Kembëll dhe David Ospina janë larguar nga Arsenali për tu transferuar në kampionatin italian të futbollit, Serie A. Sulmuesi nga Kosta Rika i është bashkuar modestëve të Frosinone, që ka bërë një merkato shumë cilësore deri më tani.

26-vjeçari nuk ishtë asnjëherë pjesë e planeve te “Topçinjtë” e Londrës dhe më në fund u largua. Po ashtu, edhe portieri David Ospina është transferuar në Itali, te skuadra e Napolit.

Ançeloti po vuante për një portier dhe duket se me marrjen e Opsinës i ka zgjidhur problemet e tij. Portieri kolumbian luajti 70 ndeshje për skuadrën londineze dhe ishte titullar në fitimin e Kupës FA kundër Çelsit sezonin e shkuar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/